Protesta/ Zgjohen patosarakët, kundër shkrirjes së bashkisë. Banorët kundërshtojnë përfshirjen në Bashkinë Fier

Patos – Banorë të Bashkisë Patosit, po zhvillojnë sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe shkrirjen e Bashkisë Patos.
Protestuesit kundërshtojnë përfshirjen e Patosit në Bashkinë Fier, duke kërkuar që Patosi të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative. Ata argumentojnë se Bashkia Patos ka kapacitete të mjaftueshme financiare dhe administrative për të përballuar shpenzimet e saj dhe nuk është një nga bashkitë që mbështeten në mënyrë të vazhdueshme me fonde nga qeveria.
Sipas banorëve, ndryshimi i statusit të Bashkisë Patos mund të sjellë pasoja për administrimin e territorit, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e zonave rurale që aktualisht janë pjesë e saj.
Banorët theksojnë se Patosi është ndër bashkitë që arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre me të ardhurat e krijuara dhe e konsiderojnë këtë një argument të fortë kundër përfshirjes së saj në një bashki tjetër.
Protesta vjen në kuadër të debatit për reformën e re territoriale, ndërsa banorët kërkojnë që vendimmarrja për të ardhmen administrative të Patosit të marrë në konsideratë edhe specifikat ekonomike, sociale
Me pankarta në duar folësit kanë kërkuar njëzëri heqjen dorë nga ky projekt. Ne fjalën e tyre ata kane kërkuar njezeri që Kryeministri Rama te rishikoje këte propozim pasi Patosi eshte qytet me identitet dhe histori, teksa kane theksuar se dhe performanca e bashkisë renditet nder me te mirat në vend.
Mazniku nuk mund ta realizoje ketë propozim pa u konsultuar me ne kanë thonë banorët pasi ai nuk e njeh historine e qytetit të naftetareve.
Ata kanë argumentuar se nese Patosi i bashkohet Fierit do te humbasin të gjitha shërbimet duke ua veshtiresuar jeten e perditshme ndërsa kane theksuar se ekziston edhe rreziku i shkrirjes se shumë institicioneve.
Protestuesit kane paralajmeruar përshkallëzim te protestave teksa kanë shprehur vendosmerine per ta kundërshtuar deri ne fund kete propozim të Partisë Socialiste.










