Dështimi në Ligën e Kampioneve shoqërohet edhe me dështimin në Ligën e Europës për Barcelonën. Katalanasit janë mposhtur sot me përmbysje nga Manchester United dhe i kanë dhënë lamtumirën edhe këtij turneu.
Barça me shumë mungesa bëri të pamundurën, por goli i Robert Lewandowskit me 11-metësh në pjesën e patë nuk u mjaftoi katalanasve. Djemtë e Xavit u ndëshkuan dy herë në pjesën e dytë nga Fred dhe Anthony, në një ndeshje spektakolare në “Old Trafford”.
Spanjollët provuan deri në fund, por nuk ia dolën që të barazonin, duke e mbyllur këtu aventurën europiane. Në anën tjetër, United konfirmon formën e mirë që po kalon dhe është një prej pretendentët kryesorë në Europa League.
Festojnë edhe Roma dhe Union Berlin. Skuadra e Jose Mourinhos eliminoi Salzburgun falë suksesit 2-0 në “Olimpico”. Golat e Belottit dhe Dybala përmbysën humbjen 1-0 në Austri. Skuadra gjermane mposhti 3-1 Ajaksin. Sfida e parë u mbyll 0-0, kështu që është Unioni i Berlinit që kalon në raundin e 1/8-ve.