Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMaradona u vra, 8 persona nën hetim, rrezikojnë deri në 25 vjet...

Maradona u vra, 8 persona nën hetim, rrezikojnë deri në 25 vjet burg

Kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga ai 25 Nëntor 2020 tragjik, ku në moshën 60-vjeçare u nda nga jeta Diego Armando Maradona. Një vdekje që ka ardhur si pasojë e “mosveprimeve” të atyre që po e mjekonin, të cilët e kishin braktisur “në fatin e tij” gjatë qëndrimit në shtëpi.

Kjo është teza e prokurorëve të ngarkuar me hetimin e vdekjes së Pibe de Oro, tezë e pranuar të mërkurën nga gjyqtari i garancisë në Tigre, Orlando Diaz, i cili ka vendosur të padisë tetë persona.

Tetë punonjës shëndetësorë do të gjykohen për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese, në përfundim të hetimeve për vdekjen e Diego Maradonës, e cila ndodhi si pasojë e një ataku kardiak.

Një gjykatës në San Isidro urdhëroi ngritjen e aktakuzës për të tetë personat, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, psikiatren Agustina Cosachov dhe psikologun Carlos Diaz, plus disa infermierë. Siç raporton Ansa, prokuroria kishte kërkuar aktakuzë prillin e kaluar, duke vënë në dukje mangësitë dhe neglizhencën në kujdesin e Pibe de Oro, i cili në momentin e vdekjes po shërohej në shtëpi nga pasojat e një neurokirurgjie.

Ai vuante nga probleme me veshkat dhe mëlçinë, insuficiencë zemre, përkeqësimin neurologjik dhe varësia nga alkooli dhe drogat psikotrope.

Të tetë ata do të gjykohen për “vrasje të thjeshtë me dashje të mundshme”. Ata rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vjet burgim, por për momentin prokurori i San Isidros nuk ka kërkuar masën e paraburgimit.

Një ekspertizë në kuadër të hetimeve arriti në përfundimin se ish-lojtari ishte “braktisur në fatin e tij” nga ekipi i tij mjekësor, duke e çuar në një agoni të ngadaltë.

Të gjithë i kanë mohuar akuzat. Leopoldo Luque, një mjek dhe njeri i besuar i Maradonës, tha se ishte “krenar për atë që bëri”, duke thënë se “u përpoq të ndihmonte” ish-kampionin argjentinas.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME