Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized7 vjet burg për shqiptarin, u kap me 22 kg kokainë në...

7 vjet burg për shqiptarin, u kap me 22 kg kokainë në Itali

U dënua me 7 vjet burg në Itali, një 49-vjeçar shqiptar që u kap me 22 kilogramë kokainë në 22 janar 2021. Droga u gjet nga policia italiane në sediljen e përparme të fuoristradës me të cilën po udhëtonte shqiptari Marin Dajani.

Sipas medieve italiane ai nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, por tashmë shërbente si korrier i kokainës ndërsa punonte edhe në një fabrikë në Zvicër.

Dajani i ishte justifikuar policisë se po udhëtonte drejt shtëpisë së tij, por policët kishin kërkuar t’i kontrollonin makinën Land Rover.

Agjentët e antidrogës gjetën kokainën në sediljet e përparme pasi i çmontuan ato. Nëse kokaina do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e rreth 1.5 milionë euro.

Pasi doli para gjykatës italiane, 49 vjeçari Dajan u dënua me 7 vite burg dhe me 60 mijë euro gjobë.

Shqiptari kërkoi një procedurë të shkurtuar duke ulur dënimin e parë më 12 vite burg.

“Ai është një korrier i rastësishëm, pa asnjë lidhje me sistemin kriminal. Nuk kishte asnjë dijeni për sasinë dhe llojin e drogës”, – tha u justifikua avokati i tij.

Gjyqtari pranoi pjesërisht pretendimet e mbrojtjes, duke theksuar se “nuk u gjetën elementë të mjaftueshëm për të demonstruar se i akuzuari mbante pozicione me rëndësi në trafikun e drogës”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME