Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPSG i ofrojnë Neymar Barcelonës për 50 milionë euro

PSG i ofrojnë Neymar Barcelonës për 50 milionë euro

E ardhmja e Neymar është ende e paqartë. Paris Saint-Germain nuk është i kënaqur me paraqitjen e O’Ney dhe presidenti Al-Khelaifi do të ishte i gatshëm të bënte edhe pa brazilianin.

Siç raporton José Alvarez Haya, gazetar i njohur spanjoll i El Chiringuito, Barcelona ka marrë disa telefonata nga ndërmjetësit e klubit parisien, mbi të gjitha Pini Zahavi, menaxheri i Neymar. Megjithatë, Alvarez Haya theksoi se braziliani nuk është pjesë e planeve të blaugranave.

“Për momentin Barcelona nuk po mendon për opsionin e Neymar, sepse ata janë të fokusuar në negociatat me Leëandoëskin”, tha gazetari.

Pa harruar situatën e vështirë ekonomike që po përjeton klubi katalanas, për të cilin një tjetër operacion me shifra kaq të larta për momentin është thuajse i pamundur. Një sugjerim për të mos u përjashtuar gjithsesi totalisht, duke patur parasysh dashurinë e Neymar, asnjëherë të fshehur, për Barcelonën dhe marrëdhëniet e mira mes tij dhe Laportës, si dhe atë mes presidentit blaugrana dhe Zahavit.

Nga ana tjetër, edhe PSG po përjeton një krizë të thellë. Buxheti është negativ me 300 milionë euro dhe, megjithëse objektivat e merkatos së kompanisë parisiene janë shumë të rëndësishme (Skriniar, Renato Sanches…), skuadra e Al-Khelaifit ka një nevojë të madhe për të bërë para me disa shitje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME