Marash Kumbulla fitoi Conference League me Romën, pasi 1-0 Feyenoord në finalen e luajtur në “Air Albania”, Tiranë. 22-vjeçari festoi gjatë me shokët dhe tifozët trofeun e parë europian në karrierë. Kumbulla ka postuar një video emocionuese në rrjetet sociale, aty ku shfaqen momentet më të bukura të finales shqiptare.
“Sezoni im i dytë me verdhekuqtë përfundoi në mënyrën më të mirë, shkruam historinë së bashku dhe fitova trofeun tim të parë në një natë magjike në Tiranën time. Ishin ditë me emocione dhe momente të pabesueshme që do t’i mbajmë me vete përgjithmonë. Nuk ishte një vit i lehtë, por unë jam krenar për rrugëtimin tim dhe procesin e rritjes e përmirësimit.
Kam luftuar për të merituar çdo minutë aktivizim dhe kurrë nuk kam hequr dorë asnjë centimetër. Kemi qenë një skuadër nga fillimi, kjo është arsyeja pse fituam në fund. Tani po kthehem në Tiranë dhe dua të vazhdoj të jap gjithçka për ta çuar Shqipërinë time sa më lart. Dhe ne romanistët … do të shihemi së shpejti”, shkruan djaloshi nga Malësia e Madhe.