Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim një 30-vjeçar, e pësojnë edhe dy të mitur

Është shpallur në kërkim nga policia e Fierit një 30 vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Policia njofton se ka “nisiur procedimi penal edhe për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren”.
Ndërkohë qę ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë , burimet kofidenciale bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga nëna e vajzës mëngjesin e së hęnës se vajza ka ikur nga shtëpia dhe se gjithë natën e ka pritur e kërkuar ndërsa pas gjetjes së vajzës nga policia , të shokuar në rrugë, ekzaminimi mjeko- ligjor vërtetoi abuzimin.
Të dy 15 vjeçarët po hetohen në gjëndje të lirë ndërsa 30- vjeçari , banues në lagjen “ Sheq i Madh” Fier, ndodhet ende në kërkim nga blutë e Fierit.
Policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.









