Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMarvin Çuni pranë transferimit në Rusi, në ekipin e Dakut

Marvin Çuni pranë transferimit në Rusi, në ekipin e Dakut

Marvin Çuni ka vendosur të vazhdojë karrierën në kampionatin rus. Fantazisti 23-vjeçar do të bashkohet me legjionarin tjetër kuqezi, Mirlind Daku, te Rubin Kazan.

Mediat lokale në Rusi raportojnë se klubi nga Kazani është i gatshëm të investojë 2 mln euro për Çunin, vlera e të cilit deri sot ishte rreth 900 mijë euro.

Lojtari i lindur në Gjermani vjet mbylli një sezon të mirë te Frosinone për aq ndeshje sa luajti. Ai numëron dy gola dhe një asist në 27 ndeshje gjithsej në futbollin italian. Trajneri Sylvinho e pëlqen si lojtar, por në rolin e tij ka shumë konkurrencë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME