Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakra në Athinë/ Shqiptari vret shoferin dhe plagos 2 policë. Ekzekutohet nga...

Masakra në Athinë/ Shqiptari vret shoferin dhe plagos 2 policë. Ekzekutohet nga patrulla

Mbrëmjen e djeshme Athina është tronditur nga një ngjarje kriminale, ku autori që më pas u bë edhe viktimë, është një shqiptar. Nga të shtënat me armë zjarri dy persona humbën jetën, tre të tjerë u plagosën, mes të cilëve dy policë.

Në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore në Athinë, drejtuesit e dy mjeteve u përleshën me njeri tjetrin. Shoferi i parë doli nga makina dhe hapi zjarr duke plagosur rëndë shoferin tjetër, i cili ndërroi jetë në spital.

Pas sulmit autori në përpjekje për t’u arratisur grabiti një makinë. Ai ndaloi në një pikë karburanti dhe aty u përplas me patrullën e policisë greke, ndaj të cilëve hapi zjarr, duke lënë të plagosur dy efektivë. Policia iu kundërpërgjigj me armë zjarri dhe e qëlloi për vdekje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME