Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakra në lokalin e Fatjon Muratit, policia e kërkoi për vrasjen e...

Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, policia e kërkoi për vrasjen e Brilant Martinajt

Pronari i lokalit ku ndodhi atentati me breshëri armësh në Don Bosko quhet Fatjon Murati, një person i shpallur në kërkim nga policia për një sasi armësh të gjetura në Tiranë. Vitin e kaluar gjatë muajit tetor ai është arrestuar ndërsa lëvizte  në një automjet me Indrit Doklen dhe Gentian Reçin.

Më herët, Fatjon Murati ishte thirrur nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentatin në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Mes emrave të tjerë që organi i akuzës kërkoi të pyeten ishin Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, dhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja.

Gjithashtu, organi i akuzës kërkoi marrjen në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima dhe të shtetasve Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi dhe Fatjon Murati. Grupi hetimor mblodhi prova të shumta në vendngjarje, dy aparate celularë pjesërisht të djegur dhe më shumë se 60 orë filmime të kamerave të sigurisë.

Ende nuk dihet nëse atentati i sotëm ka lidhje me përplasjen mes bandave për hakmarrje. Në lokal mbeti e vdekur banakierja 60-vjeçare Mimoz Paja dhe u plagosën 5 të tjerë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME