Mesditën e së martës, në orën 13:30 do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pas takimeve që zhvilloi javën e kaluar me krerët e grupeve parlamentare, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi e Mesila Doda për të diskutuar zgjidhjen e situatës së krijuar në parlament.
Burime pranë PS thonë se është rënë dakort për ngritjen e 2 komisioneve hetimore parlamentare, megjithatë mbetet për t’u konfirmuar të martën. Opozita proteston që prej muajit tetor për ngritjen e komisioneve hetimore dhe për bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore, por ndërkohë mazhoranca ka miratuar ligjin e ri që e kufizon objektin e hetimit dhe thirrjen e dëshmitarëve.
Sot, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla është takuar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA në vendin tonë, David ëisner, të cilit i ka konfirmuar “përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet”.