Real Madrid është rikthyer te fitore në La Liga, duke marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Real Betis. Një ndeshje për t’u shënuar edhe për Kylian Mbappe që më në fund ka gjetur dy golat e parë në kampionatin spanjoll.
Ylli francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 67-të, duke finalizuar një aksion fantastik. Më pas në të 75-tën Mbappe shënoi golin e dytë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.
Merengues me këtë fitore ngjiten në vendin e dytë me 8 pikë, 4 më pak se Barcelona.