Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMbappe nuk e konsideron largimin nga PSG-ja në janar

Mbappe nuk e konsideron largimin nga PSG-ja në janar

Kylian Mbappe raportohet se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Ylli francez u përfshi në sagën e tij të fundit të transferimeve gjatë afatit kalimtar të verës, pasi zbuloi se nuk kishte në plan të zgjaste kontratën e tij aktuale – e cila skadon në verën e ardhshme

Gjithsesi, e ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë ende pjesë e spekulimeve, me Paris Saint-Germain që mund ta shohë afatin e janarit si një shans të fundit për të fituar para nga shitja e tij.

Sipas “L’Equipe”, kapiteni i Francës dëshiron të qëndrojë në “Parc des Princes” deri në fund të sezonit, duke përjashtuar kështu mundësinë e largimit muajin e ardhshëm.

Pavarësisht se tregoi një gatishmëri për të qëndruar deri në fund të kontratës, ka ende pasiguri rreth të ardhmes afatgjate të 25-vjeçarit me parisienët.

Fituesi i Kupës së Botës më 2018 vazhdon të lidhet me një kalim te Real Madridi në verën e vitit 2024, si lojtar i lirë.

Ndërsa ekziston besimi se Mbappe do të përfundojë një kalim në “Santiago Bernabeu”, ai ka ende opsionin për të aktivizuar një zgjatje një-vjeçare në kontratën e tij me PSG-në.

Kampionët në fuqi të Francës janë gjithashtu në bisedime të vazhdueshme me përfaqësuesit e lojtarit për një kontratë të re të mundshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME