Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe – Real, kontrata është në kasafortë

Mbappe – Real, kontrata është në kasafortë

Pas prishjes së raporteve me Paris Saint-Germainin, edhe këtë verë ka nisur “telenovela” Kylian Mbappe.

Më shumë se asnjëherë më parë, ylli francez është afër largimit nga Parisi për të përfunduar në Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi madrilen “Defensa Central”, e cila e përmend një “marrëveshje në kasafortë” mes francezit dhe presidentit Florentino Perez, i cili është më i vendosur se kurrë më parë që ta sjellë në “Santiago Bernabeu” njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, përcjell “Gazeta Express”.

Tash, “Los Blancos” duhet të merren vesh me PSG-në, e cila nuk e ka ndërmend ta lëshojë lojtarin për një shifër më të ulët se 200 milionë euro.

Lojtari ka kontratë me klubin nga “Parku i Princave” deri në verën e vitit tjetër dhe PSG-ja dëshiron ta shesë këtë verë për të mos e humbur pa para në vitin 2024.

Krahas Realit, interesim për ish-futbollistin e Monacos kanë shprehur edhe dy klubet e njohura angleze, Liverpooli e Arsenali. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME