Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEMbreti Charles largon Princ Andrew nga Pallati Buckingham

Mbreti Charles largon Princ Andrew nga Pallati Buckingham

Sipas raportimeve, Pallati Buckingham ka informuar Princ Andrew, vëllai i vogël i mbretit Charles dhe miku i Jeffrey Epstein, se ai nuk mund të qëndrojë më atje.

Sipas The Sun, vëllai i Charles vazhdoi të jetonte në rezidencën mbretërore britanike edhe pse iu hoqën patronazhet mbretërore dhe lidhjet ushtarake prej tij në 2022 . Në të njëjtin vit ai shmangu një gjyq civil me akuzuesen e tij për sulm sek*sual, Virginia Giuffre, duke e zgjidhur jashtë gjykatës.

Pavarësisht se e pranoi marrëveshjen,  Princ Andrew nuk pranoi asnjë keqbërje dhe ka vazhduar t’i hedh poshtë akuzat.Nga ana tjetër, në kujtimet e tij më të fundit, “Spare”, Princi Harry kritikoi publikisht xhaxhain e tij për lidhje me Epstein. “Pavarësisht se ishte përfshirë në një skandal të turpshëm, i akuzuar për abuuzim seksual me një grua të re, askush nuk kishte sugjeruar heqjen e sigurisë së tij,” shkroi Harry.  “Njerëzit mund të kenë shumë ankesa ndaj nesh, por ofendimet seksuale nuk ishin një prej tyre.” Për këtë arsye, Harry shkroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se atij dhe Markle do t’i hiqnin sigurinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME