10 kilogramë kοkαinë e fshehur në fundin e dyfishtë të një makinë u sekuestrua nga policia italiane në autostradën drejt qytetit të Ventimiglia në veri të Italisë. Në pranga përfunduan 2 shqiptarë rreth të 20-ave, të cilët po mbahen në paraburgim me akuza për trafik droge.
Ata po udhëtonin me një fuoristradë me motor të fuqishëm, e cila u ndalua për kontroll. Nga vëzhgimi i parë në automjet nuk u pa asgjë domethënëse, por nervozizmi i dy të rinjve ngjalli dyshime tek policët të cilët lajmëruan repartin e qenve të Guardia di Finanza.
Qeni nuhatës i drogës ndjeu menjëherë aromën e kokainës. Brenda një dere metalike të mbuluar me qilim, e pajisur edhe me një piston hidraulik për hapje, e cila mundësonte hyrjen në një ndarje të krijuar në pjesën e poshtme të makinës ishin fshehur 9 pako me “pluhur të bardhë” me peshë 10.2 kg.