“Më bullizuan, por u ngrita dhe fitova”. Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ish-futbollisti me origjinë nga Vitia ka rezultuar banori më i votuar mes katër finalistëve.
Ai la në vend të dytë këngëtarin Blerando, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë dhe transgjinorja Edona James në vendin e katërt.
Përgjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi u shqua si një djalë i kulturuar dhe me edukatë i cili herë pas here krijonte edhe situata dhe merrte pjesë edhe në debate të ndryshme.
Salihu si i fundit banor i shtëpisë, i fiku të gjitha dritat e shtëpisë së Big Brother VIP kosova në fund të finales.