Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETMëlçia/ Simptomat kryesore që tregojnë problemet

Mëlçia/ Simptomat kryesore që tregojnë problemet

Eliminimi i substancave toksike nga organizmi, është detyra dhe funskioni i mëlçisë.

Substancave toksike akumulohen nga:

o Ushqimeve e pijeve industriale

o Ajrit të ndotur

o Produkteve kozmetike

o Ilaceve të ndryshme që përdorim

o Pijeve alkoolike

Mëlçia ka funksione të shumta esenciale; prodhimin e proteinave biliare, të disa hormoneve kryesore deri në ndarjen dhe akumuilimin e vitaminave, mineraleve, yndyrnave dhe karbohidrateve.

Nëqoftëse mëlçia inflamohet, nëqoftëse dhjamoset në brendësi fillon të mos kryejë korrekt funksionet e saj, për pasojë në gjak fillojnë e përqëndrohen substancat toksike të cilat sjellin vetëm probleme të këqija në trup.

A e dini që një nga kërcënimet më të mëdha për mëlcinë tuaj është inflamacioni ?!

Inflamacioni mund të formoje cikatrice në parenkimën e mëlçisë e cila përkufizohet cirrozë hepatike, dhe  është një degjenerim që s`mund të riparohet.

Alkooli është një nga shkaqet kryesore të inflamacionit kronik, me pasojë cirrozën e mëlçisë.

Por sot ka miliona njerëz që vuajnë nga cirroza jo-alkoolike e mëlçisë e cila ndodh për shkak të grumbullimit të dhjamit në mëlci, që në fakt është edhe një nga shkaqet kryesore të diabetit.

Një mëlci që funksionon keq jep plot simtoma që  jo vetëm shkatërrojnë mirëqenien tonë, por edhe japin komplikacione serioze për trurin, zemrën e veshkat.

Më poshtë unë do listoj disa nga simptomat që tregojnë se mëlçia juaj nuk po funksionon mirë, dhe këto duhet tju detyrojnë që në axhendën tuaj të lini një vizitë mjekësore.

1. Lodhja, përtesë për t’u ngritur nga vendi, dobësi, mungesë fuqie, madje edhe në punë keni dëshirë të flini. Kjo ndodh sepse melçia prodhon disa neurotransmetues që ndikojnë drejtpërdrejt në tru.

2. Shenja e dytë është rëndim e dhimbje në qafë, hera herës pas shpatullës së djathtë që shoqërohet gjithmonë me dhimbje në bel. Kjo ndodh sepse melçia është  e lidhur me disa nerva që japin efektet e tyre në anën e djathtë te shpinës e mesit.

3. Simptoma e tretë, më e bezdisshmja është ndjenja e kruajtjes, e cila shprehet në krahë, parakrahë, këmbë etj. Kjo do të thotë që substancat toksike nuk po pastrohen sic duhet nga mëlcia. Për të mbrojtur organet qendrore, trupi i mban këto substance në ekstremitete.

4. Simptoma e katërt që duhet të ndezë llampën e alarmit për të shkuar tek mjeku është edema, ënjtja. Edemat me origjinë nga mëlçia jane të lokalizuar në kyçet e kembëve, kavilje e gju. Pacientët ankojnë shpesh edhe fryrje në stomak. Arsyeja është pasi mëlcia prodhon një proteinë, albuminën e cila është si sfungjeri,  mban shumë ujë. Albumina mban ujin në qarkullimin e gjakut, nuk lejon atë të dalë jashtë vazave. Nëqoftëse niveli albuminës është në normë dhe cilësia e saj gjithashtu, uji mbetet në vazat e gjakut, përndryshe del jashtë tyre duke krijuar edemat.

5. Simptoma e pestë ka të bëjë me tendencën për të zhvilluar alergji dhe intolerance ushqimore. Rikthehemi tek problemi i akumulimit të substancave toksike, sa më mirë të funksionojë mëlcia, aq më i lirë do të jetë gjaku nga këto substanca,  aq më e pakët mundësia për të zhvilluar alergji dhe e kundërta sa më të rënduara të jënë këto në qarkullim shumëfishohen mundësitë për të zhvilluar alergji dhe intolerance që nuk kanë qenë prezente më parë.

6. Simptoma e gjashtë është më kryesorja që lidhet me keqfunksionimin e mëlcisë; kjo është diarrheja e vazhdueshme që nuk menaxhohet sic duhet. Ndryshe quhet “steatorrhea”, fecet janë të verdha e të yndyrshme, kjo ndodh sepse mëlcia juaj nuk prodhon mjaftueshëm bilë për të tretur  yndyrnat.

7. Një simptomë shumë e rëndësishmë është shfaqja e pllakave të verdha yndyrore në këndet e brendshme të syve. Këto pllaka tregojnë qartë se kemi të bëjmë me prani të lartë të kolesterolit LDL në gjak, pasi mëlcia nuk arrin prodhojë mjaftueshëm bilë për të tretur, fraksionuar e diferencuar yndyrnat. Normalisht edhe nëse hamë shumë vezë, djathë  kackavall, etj niveli i kolesterolit në gjak mbetet i ulët, pasi mëlcia mbron këto niveleve. Një mëlçi që vuan nuk arrin të mbajë nivele normale të kolesterolit edhe nqs hamë thjeshtë një vezë të zier.

8. Shenja e parafundit është diabeti i “zi”, ose hemakromatoz. Ndodh për shkak se në organizëm akumulohet shumë hekur, i cili nuk eleminohet dot. Në këtë rast janë të rëndësishme ekzaminimet për të kuptuar sa hekur kemi në organizëm. Dhimbjet e mesit janë ankesa më e zaknshme e këtyrë personave.

9. Dhe për ta mbyllur simtoma më e njohur është ajo e zverdhjes, ikterit. Ikteri shfaqet fillimisht në sklerat syve, më pas në kapakët e tyre, fytyrë e në gjithë trupin. Kjo ndodh për shkak të përqëndrimeve të rritura në gjak të bilirubinës. Bilirubina prodhohet për shkak të shkatërrimit të qelizave të kuqe të gjakut, eritrociteve. Kur eritrocitet mplaken, këto i kap mëlçia dhe i shkatërron. Si rezultat prodhohet bilirubina të cilën mëlcia e kalon në lëngun biliar dhe nëpërmjet rrugëve të tëmthit e nxjerr në duoden e më pas e eleminonme jashtëqitjet. Kur mëlçia vuan, ky process nuk ndodh dhe bilirubina fillon e rritet në gjak duke zverdhur gjithë lëkurën.

Këshilla ime: nëqoftëse keni një ose disa nga këto simptoma, mos i nënvlerësoni, kontaktoni një mjek!

Duhet që të fitoni kohë, që dëmet në mëlcinë tuaj të riparohen!

Nga ILIR ALLKJA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME