Teksa shumë njerëz duan ta menaxhojnë stresin në mënyrë që të mos shtojnë peshë duke ngrënë gjëra të pashëndetshme, dietologët rekomandojnë disa mënyra për ta rregulluar stresin përmes të ngrënit shëndetshëm duke rezultuar edhe me humbje peshe.
Këshilla e parë është një mënyrë e balancuar e të ngrënit. Në mënyrë që stresi të mënjanohet, duhet ngrënë ushqime të plota, këtu përfshihen frutat e perimet, drithërat e plota e proteinat, si dhe yndyrat e shëndetshme. Këto ushqime që janë shumë të pasura me vlera ushqyese do të mbushin trupin me vitamina, minerale e antioksidantë të nevojshëm që ndihmojnë kundër stresit.
Këshilla e dytë është që të zgjidhen me kujdes karbohidratet. Karbohidrate të shëndetshme konsiderohen: kinoa, drithërat e plota, orizi i kafenjtë dhe lagumet (këtu përfshihen, fasulet e thjerrëzat). Këto karbohidrate kanë indeks glikemik të ulët, duke parandaluar tensionin e lartë të gjakut ndërkohë që mbushin trupin me energjinë e nevojshme.
Këshilla e tretë është të konsumohen yndyrat e shëndetshme. Në këtë grup bën pjesë acidi yndyror omega3, që gjendet tek peshqit si salmoni. Por përveç peshqve, të pasura me omega 3 janë edhe ushqimet të tjera si arroret, farat e lirit dhe vaji i ullirit. Këto yndyra ndihmojnë në rregullimin e disponimit duke evituar stresin. Ato gjithashtu ndihmojnë kundër inflamacioneve të ndryshme dhe kontribuojnë në humbje peshe.
Këshilla e katërt është të evitohet konsumimi i ushqimet të shumë-procesuar. Ushqimet që përpunohen shumë herë janë të rrezikshme për organizmin dhe konsumimi i tyre nxit oreksin për konsum të vazhdueshëm duke çuar në mbipeshë. Ushqimet e përpunuara si drithërat e sheqerosura me shije të ndryshme, patatinat, biskotat, e shumë të tjera kontribuojnë në inflamacione dhe stres.
Këshilla e pestë është që trupi të qëndrojë sa më i hidratuar. Uji i ndihmon trupit t’i largojë toksinat e panevojshme. Pijet e frutave të cilat kanë shumë sheqer e ëmbëltues të tjerë të rrezikshëm për shëndetin, duhet të anashkalohen.
Këshilla e gjashtë është të evitohet konsumimi i alkoolit të tepërt. Kjo për shkak se alkooli përmban shumë kalori dhe mund të rezultojë në shtim peshe. Por përveç kësaj, alkooli mund të rritë nivelin e stresit tek disa persona dhe kjo nuk i kontribuon shëndetit psikologjik.