Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i pranishëm në pritjen e Ambasadës së Egjiptit me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Në një postim që ka bërë në Twitter, Meta shfaqet në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim.
Të dy shihen duke qeshur dhe duket se kanë lënë pas përplasjet e forta që patën kohë më parë.
“I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Alsisi Official.
Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë”, – shkruan Meta në Twitter.