Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i pranishëm në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, dega Elbasan.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shprehet se Partia e Lirisë do ti japë zë intelektualëve, duke theksuar faktin se me Luçiano Boçin, Elbasani do të futet në rrugën e ndryshimit.
‘Kënaqësi të merrja pjesë sot në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Elbasanit.
Besimplotë se me Prof.Luçiano Boçin si kryebashkiak i ardhshëm të Elbasanit ne do t’u japim zë dhe fuqi intelektualëve, njerëzve të dijes dhe mbi të gjitha të rinjve dhe të rejave, që janë pasuria më e madhe dhe më e çmuar. Me Luçiano Boçin, Elbasani hyn në rrugën e Ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes!
Partia e Lirisë e përkushtuar për rivendosjen e Llogaridhënies!’, shkruan kreu i PL-së, Ilir Meta në Facebook.
![](https://alb365.com/wp-content/uploads/2023/01/auto_326344859_478954244439885_163763506895765381_n1674247347.jpg)