Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve sot të bashkohen në protestën që do të mbahet përpara inceneratorit të Tiranës, sidomos, siç theksoi ai, “ qytetarët e kryeqytetit, që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që çdo ditë gjeneron miliona euro për persona në kërkim në mbrojtjen e kokës së kësaj afere që është kryeministri aktual Edi Rama.
Ndaj edhe njëherë dëshiroj t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi, që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për t’i thënë “mjaft”, kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë të jetë ndër të parët në botë për korrupsionin ryshfetin, kapjen e shtetit. “