Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJI“Meta” rikthen Trump në Facebook dhe Instagram

“Meta” rikthen Trump në Facebook dhe Instagram

“Meta”, kompania mëmë e Facebook njoftoi se do të rikthejë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Kjo vjen pak më shumë se 2 vjet pas pezullimit për shkak të sulmit të 6 janarit në Kapitol.

“Gjykimi ynë është që rreziku [për sigurinë publike] është zvogëluar mjaftueshëm. Si e tillë, ne do të rivendosim llogaritë e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Megjithatë, ne po e bëjmë këtë me rregualla të reja për të penguar përsëritjen e shkeljeve” – tha në një postim, Presidenti i Meta për Çështjet Globale, Nick Clegg.

Me llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram të riaktivizuara, Trump do të fitojë edhe një herë akses në platformat e mëdha dhe të fuqishme të komunikimit dhe mbledhjes së fondeve. Kjo mund të jetë një ndihmë për garën e tij të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk është ende e qartë nëse Trump do të shfrytëzojë mundësinë për t’u rikthyer në platformat e Meta. Twitter rivendosi llogarinë e Trump në nëntor pas marrjes së tij nga miliarderi Elon Musk, por ish-presidenti ende nuk ka rifilluar të postojë në Twitter duke zgjedhur të qëndrojë në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Por zyra e fushatës së Trump në fillim të këtij muaji i dërgoi një letër Metës duke i kërkuar kompanisë që të zhbllokonte llogarinë e tij në Facebook, tha një burim i CNN. Përfaqësuesit e Trump nuk iu përgjigjën një kërkese të CNN për të bërë komente. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME