Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMilani fiton edhe me 10 futbollistë, mund Sampdorian

Milani fiton edhe me 10 futbollistë, mund Sampdorian

Milani di të fitojë dhe në vështirësi. Kampionët e Italisë morën një fitore të madhe 2-1 në transfertën ndaj Sampdorias edhe pse luajtën për një pjesë loje me një futbollist më pak në fushë.

Kuqezinjtë e nisin mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me Messias, që gjeti cepin e portës së Auderos. Më pas do të ishte talenti De Keteleare që do të shënonte, por goli i tij do të anulohej nga arbitri me VAR.

Në fillimin e pjesës së dytë, pasi tentoi një roveshatë Leao u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin e tij me një futbollist më pak. Sampdoria përfitoi menjëherë duke shënuar golin e barazimit 10 minuta më pas me Djuricic.

Gjithsesi Milani gjeti forcat për të fituar një 11-metërsh, i cili do të kthehej në gol nga Giroud. Me këtë fitore, skuadra e Piolit i bashkohet Napolit në krye me 14 pikë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME