Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedMisteri/ 3 gazetarë të vdekur në Katar

Misteri/ 3 gazetarë të vdekur në Katar

Janë tashmë 3 gazetarë që kanë ndërruar jetë papritur dhe në mënyrë misterioze teksa raportonin për Kupën e Botës në Katar. I fundit është Roger Pearce, drejtor teknik i transmetuesit londinez ITV Sport. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje që e kishte prej kohësh. Siç raportojnë mediat britanike, Pearce po mbulonte turneun e tij të 8-të të Kupës së Botës.

“Ne kemi një lajm shumë të trishtuar për t’ju sjellë nga këtu në Katar. Drejtori ynë teknik, Roger Pearce, i cili ishte këtu për të përcjellë Kupën e tij të 8-të Botërore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë” – tha kolegu i tij. Drejtori dhe miku i tij, Neil Stainsby i BBC-së tha se ai do të tërhiqej nga profesioni pas 5 javësh.

Pearce filloi karrierën e tij si inxhinier në Grampian TV dhe punoi në kanale të tjera ITV si TVS dhe Meridian, përpara se t’i bashkohej rrjetit sportiv ITV me kohë të plotë në 2001 për t’u bërë drejtor teknik i tij në 2008.

Vdekja e Roger Pearce më 21 nëntor i parapriu asaj të gazetarit amerikan Grant Wahl. 48-vjeçari u rrëzua në tokë dhe vdiq teksa mbulonte ndeshjen Holandë-Argjentinë. Ditët e fundit, ai ishte ndaluar për pak kohë nga autoritetet e Dohas për veshjen e një bluze ylberi në mbështetje të të drejtave LGBTQ.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë të qarta, por ditët e fundit ai ishte ankuar se nuk ndihej mirë. Ai kishte shkuar në qendrën e shtypit, duke besuar se kishte bronkit. Atij i kishin dhënë shurup për kollën dhe ibuprofen. Ai më vonë tha se ndihej më mirë.

“Nuk është kampionati im i parë botëror – tha ai në raportimin e tij. Unë kam bërë 8 … dhe jam sëmurur çdo herë. Është vetëm një çështje për të gjetur një mënyrë për të kryer punën”.

Pas Grant Wahl, një tjetër gazetar vdiq gjithashtu gjatë Kupës së Botës në Katar. Fotoreporteri i Al Kass TV, Khalid al-Misslam vdiq papritur.

“Ne besojmë në mëshirën dhe faljen e Allahut për të dhe i dërgojmë ngushëllimet më të thella familjes së tij. Të gjithë jemi të Allahut dhe kthehemi tek Ai”, tha Al Kass TV duke njoftuar vdekjen e al-Misslam. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME