Fier – Temperaturat e larta shtojnë rastet e pickimeve nga “vejusha e zezë” dhe zvarranikët. Mjeku toksikolog Banushi: Janë shtuar rastet, përqëndrimi i helmit më i fortë dhe të kenë kujdes përdoruesit e drograve dhe të alkoolit. Për vitin 2024 ka pasur 3 raste me humbje jete nga fostoksina
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar nunrin e pacientëve të cilët kanë pësuar pickime nga insekte të ndryshme por edhe kafshime nga zvarranikët në urgjencën e spitalit Rajonal në Fier. Pçrsa i përket rasteve me humbje jete nga përdorimi i fostoksinës për këtë vit ka pasur vetëm 3 raste
Sipas mjekut toksikolig të spitalit Rajonal Fier Lulzim Banushi jo vetëm është shtuar nunri i vizitave por edhe ai i shtrimeve pasi helmi ka qënë më i fortë i insekteve apo zvarranikëve si pasojë e rritjes së ktyre tenperatyrave dhe është dashur ndjekje nga afër e pavientëve. Nuk ka pasur raste fatale por raste të rënda po.
Mjeku Banushaj ka pohuar se 10 raste ka pasur nga kafshimet e nepërkave dhe gjarpërinjëve dhe 5 raste nga insekte si akrep e “vejusha e zezë”.
Bsnushi ka pohuar se nga temperaturat e larta problem është me përdoruesit e alkoolit dhe drograve pasi favorizohen por ata kalojnë në koma nga overdozat apo sasitë e larta të alkoolit që konsumojnë. Ka pasur raste dhe humbje jete, ka thënë mjeku Banushaj.
Mjeku Bsnushaj pohon se ata që punojnë kryesishtë në ara të kenë kujdes të përdorin mjete mbrojtëse si çisme, doreza ndërsa ata që janë përdorues të alkoolit e drograve mira është të mos konsumojmë por të ken kujdes se kalojnë më lehtë në overdozë.
Mjeku ka pohuar se duke e krahasur me një vit më parë për këtë aktual ka pasur më pak raste me pacientë të vetëhelmuar pasi kanë qëmë 3 raste me vdekje ku kanë qënë nga përdorimi i fostoksinës dhe medikamenteve (mbi dozë).
Ai ka pohuar që duhet të kihet kujdes duke mos i lënë medikamentet në duar të të sëmurit .