Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMohimi/ Rama: Nuk kam lidhje me paratë që ka marrë McGonigal

Mohimi/ Rama: Nuk kam lidhje me paratë që ka marrë McGonigal

Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë takuar McGonigal në prani të ndonjë biznesmeni dhe hodhi poshtë lidhjet e oligarkut rus me qeverinë shqiptare. Rama tha se nuk ka lidhje as me paratë që ai ka marrë. 

“Nuk ka ndodhur që të kem takuar atë me biznesmenë. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan (Agron Neza) që ma ka prezantuar si mikun e tij. Me mua nuk është folur kurrë për asnjë lloj përfitimi apo biznesi nga ana e zyrtarit të lartë të FBI. Këshilltari im pa pagesë, (Dorian Duçka) u përket shumë viteve të shkuara. E kam njohur në kushtet e detyrës si zv.ministër i Energjisë dhe duke e shfrytëzuar si një njeri që ka njohje dhe kontakte.

Me oligarkun rus (Oleg Deripaska) Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje. Asnjëherë nuk është folur për të përveçse tani së fundmi kur opozitat kanë hedhur akuzat. Mësova që paska pasur aksione dhe është larguar menjëherë pasi është vënë nën sanksione. Është njësoj si të them unë tani që një kompani austriake që ka punuar prej vitesh në Shqipëri, që kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë”, – deklaroi Rama.

Ai tregoi disa episode të takimeve që ka pasur me Charles McGonigal.

“Ish-zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë. Kemi pasur një bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse. Kemi folur për rajonin dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat ose i pranisë së tij këtu ose i pranisë time në SHBA ku kam qenë në asamblenë e përgjithshme të SHBA.

Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie që është normale. Nuk është e vetmja që kam me përfaqësues agjencish të ndryshme. Dhe nuk kam pasur detyrim të lajmëroj askënd sepse është pjesë normale detyrës sime”, – deklaroi ai në TCH. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME