Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Do ta takoja McGonigal, por nuk do bëja atë që bëri...

Berisha: Do ta takoja McGonigal, por nuk do bëja atë që bëri Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish për çështjne e “Charles McGonigal”. Në emisionin “Opinion”, Berisha pranon se gjatë kohës që ai ushtronte funksionin e kryeministrit të vendit ka takuar zyrtarë të nivelit të lartë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), por jo të FBI. Megjithatë, dera e zyrës së tij do të qëndronte e hapur edhe për një zyrtar të lartë si McGonigal.

“Secili nga ne që jemi këtu, në qoftë se 5 vite më parë do më thoshte dikush që ky është shefi i… ose do paraqitej i tillë dhe është paraqitur i tillë, i Shërbimeve, “Urdhëro! Mirëserdhe! Bujrum.” 

Kur kam qenë kryeministër kam takuar zyrtarë shumë të lartë të CIA-s, jo të FBI. Në dijeninë time, asnjëherë sepse nuk kanë ardhur dhe në atë periudhë… Në fakt se kush është më shumë nuk them, por që nga pikëpamja numerike, më e fuqishme në SHBA është kjo. Jashtë SHBA është CIA. Ky ka qenë personi në FBI që ka patur aksesin më të madh në CIA, e sigurt kjo. 

Nëse do më kërkonte takim McGonigal? Do ta ftoja me kënaqësi të pinim kafe, por kurrë nuk mund t’i imagjinoja që t’i thoja: “Heto Edi Ramën” – tha Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME