POLITIKË
Monika Kryemadhi tregon “gardianët” që do të mbrojnë votat
![](https://i0.wp.com/alb365.com/wp-content/uploads/2023/05/345611953_3388258938082306_1530581369209487352_n-640x480-1.jpg?resize=640%2C470&ssl=1)
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar se kush do jenë ”gardianët” të cilët do ruajnë votat që do të marrë kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në votimet e së dielës.
Kryemadhi ka zhvilluar një trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
”Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë. Sot trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit”,-shkruan Kryemadhi