Kleviol Ahmetaj, ose siç njihet ndryshe në rrjetet sociale si Cllevio Serbian, ka folur sërish nga paraburgimi i Fierit. Edhe pse është e ndaluar, Cllevio ka gjetur mundësinë e një “Smart Phone” dhe është futur “Live” në rrjetet sociale duke treguar për atë që po kalon brenda hekurave
Ashtu siç deklaroi edhe në një video të mëparshme, Cllevio tha se ka shumë pranë qelinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mes të tjerash ai u shpreh se ka pranë qelisë edhe të dënuarin me 35 vite, Julian Sinanajn, apo siç njihej ndryshe si “Ujku i vetmuar”.
“Këtu është Saimir Tahiri, e di sa larg e kam? 44 hapa larg. Janë të dënuar ata, ne jemi në paraburgim. Dmth është 3 katësh burgu. unë rr vetëm, jam tek rezidenca 1. Tani ngaqë janë bërë shumë. Përballë kam Julian Sinanajn. Pendititon më të famshëm“, thotë reperi në video.
Kush është Julian Sinanaj?
“Mos fol me askënd për asgjë sepse do të të vrasin!,“-kështu shkruante në hyrje të ditarit të tij, killeri
Julian Sinanaj. Ai njihet si një nga ‘hitman-ët’ më profesionistë që ka operuar në Shqipëri dhe në Greqi. Së fundmi, ai është zgjedhur për t’u bërë pjesë e një libri që do t’i dedikohet plotësisht të gjithë “kolegëve” të Sinanajt. Libri po shkruhet nga autori Andrea Gallit dhe titullohet ‘Sicario’ ose shqip: Vrasësi me pagesë!
Jeta e Sinanajt ndryshoi në momentin kur familja e tij, njësoj si shumë shqiptarë të tjerë, vendosën që të emigronin për në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë nga Tepelena, vëllai dhe Juliani lanë qytetin e Elbasanit dhe u zhvendosën në Athinë për të nisur një jetë të re. Por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për familjen Sinani.
Të përballur me problemet e para, çifti i bashkëshortëve vendosi që të ndahej, duke ndikuar tek Juliani, tashmë një adoleshent. I treguar me gisht nga shoqëria, që e klasifikonte si “shqiptari”, me probleme në familje dhe larg atdheut të tij, Juliani kthehet në nxënësin perfekt për mësuesin e tij rus.
Me premtimin se do ta bëntë vrasësin më të mirë me pagesë, instruktori i tij rus e merr shqiptarin në tutelë dhe fillon me zbërthimin e karakterit të tij. Rusi gjeti tek Juliani një që person që mund të jetë vrasës gjakftohtë, inteligjent dhe i pavarur.
Me prepektiva për një të ardhme të ndritur, Julian Sinanaj u përgatit për të përdorur në mënyrë ekselentë armët. Ishte i aftë të qëllonte me të dyja duart dhe me të njëjtin precision, gjithashtu ishte i shpejtë në mbërthimin dhe në zbërthimin e armëve, duke shtuar edhe njohuritë që kishte për ndërtimin e tyre.
Pas trajnimit, i ashtuquajturi “ujku i vetmuar” për 15 vite “punë” në Athinë, Pire dhe Selanik ka kryer më shumë se 20 vrasje apo akte terroriste. Më pas kur ndjeu se jetën e kishte të rrezikuar nga ata që kishin qënë klientët e tij vendosi që të lëvizte sërish. U kthye në Shqipëri dhe gjeti “strehë” në Vlorë, ku edhe do të ringrinte “biznesin” e tij.
I panjohur ende më treg por me metodën e tij të sofistikuar për të eliminuar shpejt, pa gjurmë dhe gjakftohtësisht, Sinanajt i shkoi emri aty ku duhej.
Për të folur me klientët e tij, ai hapte një adresë e-maili. Aty komunikonin klienti dhe “pastruesi”. Metodë e pastër dhe pa gjurmë. Fati i atyre që do të binin në dorën e Sinanajt vendosej në: beniecënvetë@gmail.com.
Por në një moment, kur Juliani e kishte ulur vigjilencën e tij, u prangos. Sigurisht që një “killer” është trajnuar edhe për të ndenjur “urtë” por e dashura e tij jo. Ajo u thye dhe tregoi në Polici vendbanimin e tij. Aty efektivët gjetën çdo lloj arme, mina, triol etj. Dhe sigurisht gjet një bllok shënimesh me 20 faqe. Aty ishin shënuar të dhënat për të gjithë viktimat e tij. Emri, ora e saktë e vdekjes, mënyra e eliminimit dhe fotoja e tyre.
AKUZAT NDAJ JULIAN SINANAJT
- Vrasja e Sokol Veizit, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës.
- Vrasja e Agron Çelës, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.
- Vendosje e lëndës plasëse në banesën e Ardian Kollozit, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.
- Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.
- Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.
- Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013.
Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të, Julian Sinanaj, ia doli që t’ja hidhte ‘paq’ burgut përjetë. Ai vendosi që të rrëfente para hetuesve gjithë ‘aktivitetin e tij’ duke fituar statusin e të penduarit. Ndihmesa e dhënë për drejtësinë e shpëtoi nga mbyllja përjetë në qeli, por u dënua me 30 vjet burg.
I prangosur nga Policia që prej vitit 2014, Sinanaj pret qetësisht në qelinë e tij momentin e lirimit.GSH