AKTUALITET
Moti i keq rikthen përmbytjet në Vlorë, disa rrugë të pakalueshme
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Situata është përkeqësuar nga mungesa e masave të menjëhershme nga shërbimet e Ujësjellës – Kanalizime. Aksi Albano – Romina është më i prekuri nga këto reshje ku trotuaret janë bërë të pakalueshme për qytetarët..
Problematikat me furnizimet me ujë dhe drita. Siguria rrugore, jetësore në këto momente
Gjithashtu edhe trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.