Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMoti/ Java nis me shi dhe breshër

Moti/ Java nis me shi dhe breshër

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të karakterizuara nga shiu, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e Martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët. Gjithashtu i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë. Ato do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME