Moti/ Zonat malore nën pushtetin e borës, zonat e tjera nën atë të shiut. Situata në qarkun Fier nën kontroll, nuk ka probleme
Dy ditët e fundit shumë zona malorë të vendit janë nën pushtetin e borës ku rrugët janë të qarkulushme me vështirësi, disa të bllokuara ku dhe shumë fshatra janë në terr nga mungesa e energjisë elektrike.
Në zona të tjera të vendit janë nën pushtetin e ujit. Rreshje shiu kanë pushtuar tokat bujqësore ndërkohë që banorët e fshatrave anës lumit Vjosë janë njoftuar që të sistemojnë bazën ushqimore të bagëtive por dhe të rrinë në gadishmëri në rast dalje nga shtrati të lumit Vjosa.
Fier: Situata është nën kontroll. Nuk ka probleme në furnizim të popullatës ne ujë të pijshëm e energji elektrike. Komunikimi.me rrugë mes fshatrave nuk ka probleme. Tokat bujqësore kanë ujra sipërfaqësore që janë krijuar nga rreshjet e rëna herë pas herë por që largohen kur rreshjet ulin intesitetin e tyre.
Janë njoftuar banorët e fshatrave buzë lumit të Vjosës që të kenë kujdes e të rrinë në gadishmëri që me marr informacionin për prurje të sasisë së ujrave të lumit Vjosa të marin masa. Gjithashtu janë njoftuar që të sistemojnë e sigurojnë bazën ushqimore të bagëtive që të mos u dëmtohet në rast dalje nga shtrati të lumit Vjosa.
Hidrovoret në Darrzezë e Seman funksionojnë me kapacitet të plot duke bërë të mundur largimin e ujrave nga kolektorët kryesore që vijnë si rezultat i rreshjeve por dhe kullimin e tokave bujqësore.
Shtabi i emergjencave civile , grupet e punës, zjarrfiksa janë në gadishmëri
Patos: Kryebashkiaku Fation Duro ka pohuar se deri në kto momente nuk ka probleme. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike i popullatës është normal. Nuk ka rrugë të bllokuara apo me shkarje dherash.
Sutuata mbahet nën kontroll dhe shtabi i emergjencës civile është në gadishmëri.
Mallakastër: Kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka pohuar se situata pshtë nën kontroll. Probleme me furnizim me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normale përveç zonës Aranitas ku kanë disa orë pa eneegji elektrike. Grupi i punës është në terren për riparim defekti por ka shumë shkarkime elektrike dhe ua vështirësojnë punën. Probleme me komunikim rrugësh nuk ka.
Rroskovec: Zëdhënësja e bashkisë ka pohuar se situata është nën kontroll. Grupet e punës janë në gadishmëri. Nuk ka probleme me furnizim me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Problem me komunikim rrugësh në fshatra nuk ka.