Naftëtarët e Marinzës drejt grevës së urisë

Marinzë – Afro 200 naftëtari që punojnë në kompaninë naftënxjerrëse Bankers Petrelium në fushën naftënxjerrëse në Marinzë janë ngritur në protestë këtë mëngjes të sotëm.
Dritan Shaho kryetari i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur ka pohuar se në vazhdën të protestave që janë zhvilluar e kërkesave të naftëtarëve që nuk janë marr parasysh nga drejtuesit e kompanisë Bankers.
Sot në orën 10 një grup naftëtarësh prej 10 vetash hynë në grevë urie në zyrën e sindikatës ktu në Marinzë dhe që nga nesër mund të hy në grevë çdo naftëtar si dhe do pezullohet puna në grupet e naftës
Greva ka nisur që në orën 07 e 30 të mëngjesit para zyrave të kompanisë në Marinzë deri në orën 10. Pas kësaj ore 10 prej tyre hyjnë në grevë urie në zyrën e sindikatës ktu në Marinzë dhe nesër nis greva pa afat.









