Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENahit Morina refuzon të jetë imazh i markës ”Polo” në Zvicër

Nahit Morina refuzon të jetë imazh i markës ”Polo” në Zvicër

”Poga Barber House-Nahit Morina”, është salloni për meshkujt më unik në Zvicër, dhe është krijuar nga Nahit Morina, një shqiptar nga Kosova. Përpos kësaj, Morina dallon edhe për stilin unik të veshjes, dhe për këtë atij i është propozuar nga marka e njohur botërore ”Polo Ralph Lauren” që të jetë imazh i tyre në Zvicër.

Në një sqarim për ”Koha Jonë”, Morina tregon se e ka vlerësuar si propozim dhe se ndihet i vlerësuar që marka ”Polo” ka pëlqyer stilin e tij të veshjes dhe që ta ketë si imazh, por që nuk e ka pranuar dhe e ka refuzuar kërkesën për bashkëpunim për shkak të mos dakordësisë ekonomike.

Ai tregon se ka një biznes siç është ”Poga Barber House” dhe se veten si imazh nuk e shet lirë sepse ka vite që punon për të ndërtuar këtë që ka sot. Kërkesa nga ana e markës ”Polo Ralph Lauren”, tregon se kanë dalluar deh vlerësuar stilin që Morina ka, ndonëse ai është klient i tyre që prej shumë vitesh dhe shpenzon shifra të larta në blerje në këtë markë. /R.SH/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME