AKTUALITETTOP-NEWSUncategorized

Ndalohet 36 vjeçari lushnjar, mbante dhe shiste lëndë narkotike (foto e video)

Fier – Odise Hajdari 36 vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga të policisë pasi është kapur me 50 gram kokainë dhe një sasi kanabis  të cilat sipas policisë i shpërndante në qytetin Myzeqar. Ndalimi i tij u krye në kuadër të aksionit policor të koduar me emrin “Fokusi”.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”.

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Odise Hajdari, 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, në ngarkim të shtetasit Odise Hajdari, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button