Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdalohet e ndëshkohet shoferi që drejtonte mjetin në sens të kundërt

Ndalohet e ndëshkohet shoferi që drejtonte mjetin në sens të kundërt

Lushnjë – Qarkullonte me automjet në sens të kundërt, Policia ndalon dhe ndëshkon drejtuesin e automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Fier, bazuar në informacionet e marra për një shtetas që drejtonte automjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. S.

Në zbatim të neneve 174/1/a, 19, 22 dhe 127/3 të Kodit Rrugor, shërbimet e Policisë i kanë vendosur drejtuesit të automjetit, masën administrative 40 000 lekë të rinj, bashkë me masën plotësuese “Pezullimi i lejes së drejtimit”. Duke qenë se shtetasi M. S. ka vetëm leje drejtimi të huaj, masa plotësuese u konvertua me pagesën e dyfishit të masës administrative maksimale, të parashikuar për normën e shkelur, të Kodit Rrugor të vendit tonë.

Policia Rrugore Fier fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME