Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDenoncimi/ Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës se hap portat e Bovillës Veliaj...

Denoncimi/ Vasili: Përmbyten fshatrat e Krujës se hap portat e Bovillës Veliaj në Tiranë!

Nga Petrit Vasli – Permbyten fshatrat e Krujes se hap portat e Bovilles Veliaj ne Tirane!

Shkarkimet e Bovilles se Erion Veliajt permbytin fshatrat e Krujes, kjo eshte “ndihma”, qe Bashkia e Tiranes po jep per permbytjet.

Prefektura e Durresit thote se Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës.

Prefektura e Durresit e gjendur para ketij problemi kaq kritik kerkon qe se paku shkarkimet e Bovilles te jene te kontrolluara.

Ky Veliaj qe premtonte dikur se do ti lajmeronte qytetaret qe perpara per motin e keq tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovilles qe permbytin shtepi dhe qindra ha toke.

Hajde besoji keta po te duash!!

Me poshte keni edhe informacionin e Sektorit te Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave te Prefektures Durres per situaten me te fundit te rreshjeve:

“PREFEKTI I QARKUT DURRËS

Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave

Nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore, si dhe ato të gadishmërisë së përhershme, kanë vijuar rreshjet me intensitet deri mesatar;

Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës. Nuk ka rrezik për banesa;

Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës;

Nuk ka problem me argjinaturat e ujëmbledhësve dhe rezervuarë;

Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m;

Ka prani uji por të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht;

Të gjitha strukturat gjatë gjithë natës kanë qenë në terren (pas edhe kërkesës së ditës së djeshme nga Prefekti) me të gjitha kapacitetet e tyre.

Prefekti kërkon nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një komunikim me administratorët e Liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluar.

Institucioni i Prefektit është në monitorim çdo moment të situatës, bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse vendore dhe të gadishmërisë së përhershme.

Mbetemi në kontakt”

Mund të jetë një imazh i teksti
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME