Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEIvana Knoll: “Nëse fiton Kroacia, veshjet hiqen të gjitha"

Ivana Knoll: “Nëse fiton Kroacia, veshjet hiqen të gjitha”

Botërori në Kroaci vazhdon, vazhdon spektakli i Ivana Knoll. Ish-miss Kroacia nuk mungoi edhe në stadiumin Educacion City, për çerekfinalen që ballkanasit e fituan me penallti ndaj Brazilit. Tifozja, që u bë e famshme në Botërorin 2022 në Katar, bëri një premtim pikant: “Nëse Kroacia fiton Kupën e Botës, flamuri (kuptohet si rrobat me ngjyrat kroate që vesh) do të bjerë…”.

Ish-Miss Kroacia ka shtuar kështu motivimin për Modric e të tjerët. E njëkohësisht ka entuziazmuar fantazinë e tifozëve ballkanas. Nëse duan të shohin cfarë fshihet pas veshjeve të Ivana Knoll, me ngjyrat e flamurit kroat, duhet të fitojnë Kupën e Botës në Katar. Kroacia ka bërë prezantimin për herë të tretë në histori në gjysëmfinale të Kupës së Botës. Arritje që vjen edhe për të dytën herë radhazi. Eliminimi i Brazilit me penallti bëri që ata të shkojnë në 4 më të mirët për herë të tretë në 7 Botërorë, që është një rekord i pabesueshëm.

Ivana Knoll ka qenë në qendër të medias për shkak të veshjes së saj sexy në stadiumet konservatore të Katarit. Vetë bukuroshja ka shpjeguar se për Kupën e Botës janë lejuar disa përjashtime: “Unë respektoj ligjet e rregullat e vendit”, tha ish-Miss Kroacia. Knoll në fakt është akuzuar se është mos respektuese ndaj vendit organizator. Por burrat në Lindjen e Mesme janë hutuar sa shumë prej saj, sa i kanë bërë edhe fotografi.

Kroacia do të luajë me Argjentinën në gjysëmfinalen e të martës. Dalic e lojtarët e tij tani kanë edhe një “shpërblim” plus. Knoll e pohoi për median gjermane, që e pyeti çfarë do të bënte nëse Kroacia fiton Kupën e Botës: “Nëse ndodh, flamuri do të bjerë…”, duke premtuar se do të zhvishet e gjitha.

https://video.gazzetta.it/video-embed/647106e6-77f4-11ed-a7d2-a3f6c821c947?allowfullscreen=true

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME