Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENdërhyrja në serverat e PL, Meta: Kemi qenë shënjestër e Rilindjes. Kanë...

Ndërhyrja në serverat e PL, Meta: Kemi qenë shënjestër e Rilindjes. Kanë tentuar të korruptojnë apo “marrin peng” persona pranë meje, por…

Kreu i PL-së ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku theksohet se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Kryetari i Partisë së Lirisë Ilri Meta u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja.

Ai tha se në vijimësi PL ka qenë shënjestër e Rilindjes, duke u përpjekur të korruptojë apo “marrë peng” persona pranë kësaj partie.

Meta u shpreh se momentalisht kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore, pasi sipas tij rrugën e tjera janë të lehta.

“ Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja.
Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte.
Pastaj u bulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server.

PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija.
PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.
(BalkanWeb)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME