Ndërrimi i orës/ Nesër dita zgjatet, por gjumi shkurtohet.

Sonte pas mesnate, saktësisht të dielën, më 29 mars, hyn zyrtarisht në fuqi ora verore. Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kalojnë një orë përpara, duke shkuar direkt në 03:00.
Kjo do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më pak atë natë, por do të përfitojnë ditë më të gjata dhe më shumë dritë gjatë pasdites.
Ndryshimi zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe është pjesë e sistemit të alternimit mes orës dimërore dhe asaj verore, me qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të dritës natyrale.
Pajisjet moderne, si telefonat inteligjentë dhe kompjuterat, përditësohen automatikisht, ndërsa orët analoge duhet të rregullohen manualisht. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri më 25 tetor 2026, kur do të rikthehet ora dimërore.









