Yjet, duke përfshirë Michelle Pfeiffer dhe Snoop Dogg, i kanë bërë homazhe reperit amerikan Coolio, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare.
Ai u gjet pa ndenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij në LA, tha menaxheri i tij Jarez Posey për mediat amerikane.
Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për këngën e vitit 1995 Gangsta’s Paradise, e cila ishta kolona zanore e filmit Dangerous Minds.
Pfeiffer, e cila kishte rol kryesor në këtë film, tha se ishte “zemërthyer” nga lajmi.
Shkaku i saktë i vdekjes së tij të mërkurën nuk është zbuluar ende.
Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.
Pfeiffer tha se ajo mendonte se kënga e Coolio ishte “arsyeja pse filmi ynë pa kaq shumë sukses” dhe se ajo ende merr “të dridhura” sa herë që e dëgjon.
“Zemërthyer kur dëgjova për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar Coolio”, ka shkruar ajo në Instagram, duke shpërndarë një klip nga videoklipi i famshëm, i cili e sheh atë të ulur përballë tavolinës nga Coolio teksa ai bën rep.