Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston një shtetas për pastrim parash

Policia arreston një shtetas për pastrim parash

Fier – Punë e pandërprerë për goditjen e paligjshmërive.

✅️Iu gjetën në automjet dhe iu sekuestruan 44 000 paund dhe 3 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, procedohet penalisht 40-vjeçari.

✅️Transportonin mallra të kontrabanduara, me qëllim tregtimin e tyre, procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në çdo aks rrugor, me qëllim goditjen e paligjshmërive, Policia e Fierit ka evidentuar 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik.

-Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Rezart Balesi . Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

-Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u evidentua dhe u godit edhe një rast i transportimit të mallrave të kontrabanduara, me qëllim tregtimin e tyre.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen B. F., 40 vjeçe, për veprat penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe për shtetasin J. M., 35 vjeç, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e shtetases B. F., me drejtues shtetasin J. M., u gjetën mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës. 40-vjeçarja dyshohet se do t’i tregtonte mallrat e kontrabanduara, në dyqanin e saj ku kishte të punësuar shtetasin J. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME