Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdërtoi pa leje, dënohet poetja Mimoza Ahmeti

Ndërtoi pa leje, dënohet poetja Mimoza Ahmeti

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërmeti i dëmtoi shtëpinë e ndërtuar në Petrelë, në periferi të Tiranës, poetja akuzohet se ka kryer ndërtime pa leje.

Ajo ishte pjesë e rreth 30 shtetasve të tjerë që u dënuan këtë vit pse kishin ndërhyrë për të riparuar banesat e tyre pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dënimi i poetes pason atë të kantautorit Bojken Lako. Ai u dënua në prill të këtij viti nga gjykata e Tiranës me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm. Dënimi iu konvertua në liri me kusht. Në vendimin e gjykatës thuhej se Boiken Lako ka kryer punime pa leje në një magazinë të marrë me qira prej tij në zonën e njohur si ‘NRSHRAKU’, të cilën do ta kthente në studio muzikore.

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar kryeministri Rama që ka gjetur rastin të sulmojë prokurorinë.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në shtator qeveria mori vendim që ata që kanë ndërtuar kate pa leje do të duhet t’i paguajnë ato me çmimin e tregut. Deri tani asnjëri prej tyre nuk është paditur apo dënuar për ndërtim pa leje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME