Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdoti ajrin e Vlorës, policia arreston 24 vjeçarin fierak (vidio)

Ndoti ajrin e Vlorës, policia arreston 24 vjeçarin fierak (vidio)

Vlorë Ndoti ajrin duke djegur goma automjetesh, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit, për shkak të djegies së gomave të automjeteve, në lagjen “24 Maji”, pranë hidrovorit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit:

-S. Z., 24 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur goma automjetesh, në lagjen “24 Maji”, dhe për pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth. Gjithashtu, si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur gardhi rrethues i hidrovorit dhe gardhi rrethues i një objekti tjetër privat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME