Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Nisi asfalti elektoral”/ Braimllari: Koha e llogaridhënies po afron.

“Nisi asfalti elektoral”/ Braimllari: Koha e llogaridhënies po afron.

Në një status në “Facebook”, Endrit Braimllari është shprehur se bashkia do t’i kthehet qytetarëve.

Gjithashtu ai ka theksuar se në prag të zgjedhjeve vendore Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë fushatën e asfaltin, duke shtuar se zhduket pas çdo shiu që bie.

Postimi i Braimllarit

Në Tiranë fillon asfalti elektoral.

Çdo gjë në funksion të zgjedhjeve, Veliaj jep 1.1 milionë euro për dy rrugë

Pasi për vite me radhë dha qindra leje për kulla betoni, kreu në ikje i Bashkisë së Tiranës është kujtuar më së fundi edhe për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe atë rurale.

Në prag të zgjedhjeve vendore, bashkia e tij ka ndërmarrë fushatën e asfaltit elektoral, i cili zhduket pas çdo shiu që bie.

Së fundmi, bashkia e Veliajt ka shpallur dy prokurime për restaurimin e dy rrugëve të tjera të kryeqytetit me vlerë totale 129 milionë lekë, ose 1.1 milionë euro.

I pari është për restaurimin e rrugës së “Malësorëve”, ku Bashkia do të shpenzojë 607 mijë euro dhe i dyti është për restaurimin e rrugës tek Liqeni i “Çerkezës” me vlerë 524 mijë euro.

Të dyja këto rrugë duhet të përfundojnë brenda 6 muajve, pra fiks për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Një praktikë e dalë boje kjo e pinokut të Tiranës, i cili ende në 2022 kërkon të mashtrojë qytetarët me asfaalt.

Koha e llogaridhënies po afron, bashkia do i kthehet qytetarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME