Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdryshuan rezultatin e zgjedhjeve/ Komisionerët: Ishim të lodhur

Ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve/ Komisionerët: Ishim të lodhur

Zbardhen dëshmitë e numëruesve të PS, PD dhe LSI në KZAZ-në Nr.53, në bashkinë Përrenjas të arrestuar nga policia për tjetërsim të rezultatit të zgjedhjeve. Erald Karriqi (PD), Eduart Zito (LSI), Ylli Kuka (PS) dhe Oltjon Bajrami (PS) kanë qenë në të njëjtin grup numërimi.

Sipas dosjes së Prokurorisë gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Në deklarimet para hetuesve ata kanë mohuar që këtë ta kenë bërë qëllimisht.

Erald Karriqi, numërues i PD-së thotë: Nga ana jone firmoseshin tabelat per kandidatet e çdo subjekti dhe mbylleshin ne kuti. Ne lidhje me Tabelen e Rezultatit per Kanditatet per Deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti, une nuk kam bere ndonje gabim me dashje, por fakti qe ekziston them se mund te jete bere gabim nga lodhja, nga oret e zgjatura, kjo ka qene per mendimin tim”.

Edhe Eduart Zito, numërues i LSI-së jep pak a shumë të njëjtin variant.

“Ne lidhje me Tabelen e rezultatit per kanditatet per deputet ne qendren e votimit nr.2780, per Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime votash per kandidatet ne krasim me faktin votat ne kuti, une nuk di se çfarë te them. E verteta eshte se une e kam firmosur kete tabele rezultati, por nuk e di qe te mos jete shenuar rezultati faktik”.

Edhe Ylli Kuka i PS-së jep të njëjtin shpjegim: “Une nuk di te them se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere gabim nga lodhja pasi nuk ka patur as nje interes per ndryshimin e rezultatit.”

Oltjon Bajrami që gjithashtu është numërues i PS-së thotë: “Unë ne nuk di te teme se si eshte bere ky ndryshim votash ne kete tabele rezultati te kesaj kutie votimi,mendoj se do te jete bere gabim nga lodhja dhe nga puna e gjate, tavolina ka qene e ngshte , dhe kur ndaheshin fletet per secilin kandidate munde te jene ngatrruar. Them se eshte nje pakujdesi”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME