Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVidio/ Shqiptarët shpëtojnë foshnjen që babi po mbyste në Athinë

Vidio/ Shqiptarët shpëtojnë foshnjen që babi po mbyste në Athinë

Një foshnje u shpëua sot në Athinë nga disa emigrantë shqiptarë. Çdo gjë nisi mëngjesin e së mërkurës, në momentin që babai i fëmijës 7 muajshe, tentoi ta mbysë pas një sherri me bashkëshorten e tij.

Autori i dyshuar tenton të mbysë foshnjen, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël. Për fat të mirë, në zonë ndodheshin disa shtetas shqiptarë, të cilët ndërhynë duke neutralizuar autorin dhe në vazhdim morën fëmijën.

Pak minuta më vonë në zonë mbërriti policia e cila arrestoi autorin. Familja ishte nga Rumania. Foshnja u dërgua në spital ku u konstatua shenja asfiksie dhe plagë në gojë prej tentativës për ta mbytur. /TCH/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME