EKONOMIKRYESORE

Në 2024, 600 emigrantë të huaj u punësuan në qarkun Fier, në 2025 40% e tyre në drejtim të paditur (vidio)

Shqipëria përdoret si vend tranziti jo vetëm nga emigrantët klandestinë, por edhe nga ata që vijnë në rugë të ligjshme në vendin tonë. këtë e dëshmojnë shifrat zyrtare nga agjencia e punësimit në Fier, ku për vitin 2025 kanë rinovuar lejet e qëndrimit vetëm 320 emigrantë të huaj, nga 600 të tillë që u pajisën vitin e kaluar me leje pune. Emigrantët që vijnë në Shqipëri janë kryesisht nga vendet e Azisë.

Jo vetëm për emigrantët klandestinë që futën ilegalisht në vendin tonë, por edhe emigrantët e rregullt, Shqipëria duket më shumë si një vend tranziti për në vendet e Bashkiit Europian se vend për të ndërtuar të ardhmen. Këtë të paktën sygjerojnë shifrat zyrtare. Në agjencinë rajonale të punës në Fier, gjatë vitit 2024 janë dhënë 600 leje pune për shtetas nga Azia, kryesisht nga India, por me këtë fillim viti vetëm 320 prej tyre kanë rinovuar, ndërsa gati gjysma tjetër nuk ka asnjë të dhënë se ku kanë shkuar. Ledio Mamo, specialist prnë Zyrës së Punës në Fier, thotë se kryesisht të huajt vijnë për të punuar në serviset e automjeve.

Dy rej tyre, janë Kumar Rakesh dhe Rashpal Singh shtetas nga India, të cilët punojnë në një servis automjetesh. Për momentin ata thonë se Shqipëria u duket vend i mirë.

Pronari i servisit ku punojnë dy shtetasit Indian, Kudret Kuka ka pohuar se i ka punësuar nëpërmejt një agjensie punësimi.

Nderkohe vendi yne gjate viteve te fundit nuk eshte me i preferuar as per vendasit, per shkak se qindra mijera shqiptare jane larguar drejt europes duke shpopulluar fshatra e qytete te tere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button