Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNë Pallatin e Brigadave festë për xhubletën në UNESCO

Në Pallatin e Brigadave festë për xhubletën në UNESCO

Muret e Pallatit të Brigadave janë veshur këtë mbrëmje me ngjyrat e etnografisë shqiptare. Në to me Xhubletën në UNESCO prej 29 nëntorit, ekspozohet, përmes një organizimi të Ministrisë së Kulturës dhe kryeministrit Edi Rama kostumografia shqiptare, mbi 400-vjeçare.

Gratë veriore rrëfejnë se tradita është trashëguar brez pas brezi deri në ditë të sotme, kur me shpalljen e kësaj veshje si Pasuri e Njerëzimit, dijebërja devijon nga risku i zhdukjes.

Tufanat e çiftelitë bien për të pritur vashat që sfilojnë në koridoret e Pallatit të Brigadave, bukurinë e Xhubletës shqiptare. Ajo vjen e veshur deri tek vogëlushet që ngjisin shkallët si simbol i premtimit se trashëgimia do vijojë të ruhet.

“Sot krenohem kaq shumë që këtë pasuri kombëtare e shoh të veshur që tek gratë e reja, e deri tek vogëlushet e tyre”, rrëfehet një prej zonjave veshur me xhubletë, duke shprehur mirënjohjen ndaj ministres së Kulturës, që bëri të mundur ruajtjen e kësaj tradite 4 shekullore

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME